Qyteti i Beratit, i ngritur buzë lumit Osum, rreth 2400 vjet më parë, vijon të tërheqë vëmendjen e turistëve vendas e të huaj. Një interes të veçantë turistët kanë treguar këtë sezon turistike dhe për muzetë që ndodhen në qytetin e një mbi një dritareve. Sipas Qendrës Kombëtare të Muzeumeve Berat në periudhën nga 1 deri në 31 gusht ka pasur një fluks në rritje të vizitorëve, të cilët kanë zgjedhur të vizitojnë Muzeun e Ikonografisë Onufri dhe Muzeun Etnografik. Numri total i vizitorëve në këtë periudhë arriti në 165% i krahasuar me numrin e vizitorëve të muajit korrik. Një rritje vërehet në këtë edhe i vizitorëve të cilët përdorën mundësinë e vizitës me bileta online, në krahasim me muajin e kaluar që arriti në 212%”, – thekson Qendra Kombëtare e Muzeumeve Berat.Sipas saj, gjatë muajit gusht vizitorët e huaj përbënin më shumë se 64% të gjithë vizitorëve, kryesisht nga Polonia, Bjellorusia, Çekia, Ukraina, Franca, etj.“Edhe numri i vizitorëve në ditët e diela shënoi rritje deri në 128% krahasuar me muajin e kaluar, – tha Qendra Kombëtare e Muzeumeve Berat.

Muzeu Etnografik është krijuar në vitin 1979 në një banesë me arkitekturë karakteristike beratase. Periudha e ndërtimit i përket shekullit XVIII. Ky muze ka një fond të pasur etnografik me rreth 1200 objekte. Muzeu Ikonografik Onufri, që mban emrin e njërit prej kryemjeshtrave të pikturës shqiptare të shekullit XVI, është ndërtuar mbi rrënojat e një kishe të rindërtuar në vitin 1797 në lagjen Kala, e cila ka qenë katedralja e qytetit, që është monumenti më përfaqësues i arkitekturës pasbizantine në qytetin e Beratit. Koleksioni i muzeut përbëhet nga 173 objekte të përzgjedhura nga një fond prej më se 1500 objektesh që i takojnë fondeve të kishave dhe manastireve të Shqipërisë.