Forcat e Armatosura shqiptare kanë marrë pjesë në stërvitjen e NATO-s “Carpathian Eagle 20” në Cincu të Rumanisë, ku kanë treguar aftësitë e tyre në qitje, luftim në zonat e banuara po desantim (hedhje) nga ajri.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka publikoi sot foto nga stërvitja e zhvilluar FA krah trupave elitë të shtatë vendeve të tjera të NATO-s. Xhaçka shprehet se FA nderuan vendin me paraqitjen e tyre.

“Forcat Speciale shqiptare na nderuan me aftësitë e treguara krah kolegëve të tyre nga Bullgaria, Greqia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Rumania dhe Turqia në stërvitjen “Carpathian Eagle 20””,- shprehet Xhaçka.

“Në rajonin stërvitor në Cincu të Rumanisë, trupat elitë të 7 vendeve demonstruan dhe përmirësuan përgatitjen e tyre në qitje, luftimin në qendrat e banuara, desantim nga ajri (hedhje me litar dhe parashutë) shëndetësi dhe xhenio”,- përfundon Xhaçka.

Më shumë se 200 ushtarë nga Shqipëria, Bullgaria, Greqia, Maqedonia Veriore dhe Turqia, morën pjesë nga data 14 deri 26 shtator në stërvitjen e organizuar nga NATO në Rumani “Carpathian Eagle 2020”.

Qëllimi i ushtrimit është të trajnojë strukturat e Forcave të Armatosura për planifikimin, organizimin, menaxhimin dhe ekzekutimin e një operacioni special të pavarur, bazuar në një skenar fiktiv. “Carpathian Eagle 2020” synon rritjen e ndërveprimit taktik midis Forcave Ushtarake në Ballkan.