Ministrja e re e Arsimit në vend Evis Kushi, pasi u betua në presidencë me an të një postimi tha se ky post është një përgjegjësi e jashtëzakonshme, për të cilën do të punojë çdo ditë për ta kryer me integritetin dhe përkushtimin e saj më të lartë. Ajo shton se do të jetë kurdoherë dëgjuesi dhe zëri i çdo nxënësi, mësuesi, studenti dhe akademiku.

“Detyra e Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë është një përgjegjësi e jashtëzakonshme, për të cilën do të punoj çdo ditë për ta kryer me integritetin dhe përkushtimin tim më të lartë. Prejardhja nga Elbasani, i mirënjohur edhe si kryeqendër e arsimimit të shqiptarëve me “Normalen” e tij të famshme, ma shton edhe më shumë vullnetin që me përvojën time shumëvjeçare në arsim, të çoj akoma më përpara reformat e ndërmarra deri tani, si dhe të jem kurdoherë dëgjuesi dhe zëri i çdo nxënësi, mësuesi, studenti dhe akademiku”, shkruan Kushi.