Mesfushori gjerman mund ta zëvendësojë Thiago Alcantaran në “Allianz Arena” Bayern Munichu është vënë në kërkim të një mesfushori kreativ për sezonin e ardhshëm. Kampioni evropian mbeti pa Thiago Alcantaran, i cili së fundmi iu bashkua Liverpoolit.

Dhe, tabloidi gjerman “Bild” shkruan se gjiganti bavarez e sheh Gotzen si zëvendësues ideal të mesfushorit spanjoll në “Allianz Arena” .Gotze është lojtar i lirë dhe në kërkim të klubit të ri pasi u nda nga Borussia Dortmundi. Trajneri Hansi Flick do ta mirëpriste në Bavari kampionin e botës me Gjermaninë. Gotze kishte luajtur më parë në Bayern, por nuk kishte lënë kushedi sa gjurmë aty.