Nga një Superkupë te një tjetër. Në harkun e 6 ditëve Bayerni Munich do të zbresë në fushë për të fituar një tjetër trofe që do të ishte i pesti këtë sezon. Skuadra e Hansi Flicks sf idon sot në mbrëmje, Borussian e Dortmundit në finalen e Superkupës së Gjermanisë ndeshje që do të luhet në Allianz Arena në orën 20:30.

Në gusht të vitit të kaluar Dortmundi e mposhti Bayernin 2-0 në Superkupë dhe kampionët e Gjermanisë do të kërkojnë të hakmerren pikërisht për atë disfatë por në të njëjtën kohë do të kërkojnë të reagojnë pas asaj humbjeje të thellë në fundjavë për javën e dytë të Bundesligës ndaj Hoffenheim me shifrat 4:1.

Bayerni është i plotë, me përjashtim të Leroy Sane që u lëndua, përpara kësaj sfide ndërkohë që Dortmundi ka disa mungesa ku spikasin ato të Thorgan Hazard, Zagadou e Schmelzer. Parashikohet një duel i zjarrtë dhe po aq spektakolar në Allianz Arena në praninë e disa mijë shikuesve, një ndeshje që nuk duhet humbur në ekranin tonë.