Pas një video të publikuar nga Sali Berisha ku pretendon se familja Shahini në Shijak nuk është ndihmuar pas goditjes që ka pësuar banesa e tij nga tërmeti, ka reaguar Bashkia Shijak. Kjo e fundit duke publikuar faktet tregon se në fakt e vërteta është ndryshe për këtë familje pasi ndihma ka qenë e plotë dhe askush nuk ka mbetur i pastrehuar. Me kërkesë të Njësisë Administrative të Bashkisë Shijak familja Shahini është future gjithashtu edhe në listën e familjeve që përveç ndihmës nga qeveria, marrin ndihma edhe nga Kryqi i Kuq.

Video e publikuar nga Sali Berisha:

Më poshtë sjellim reagimin e Bashkisë Shijak me të gjitha faktet dhe dokumentat që përgënjeshtrojnë “blofet” e panumërta të PD:

? Jemi tërësisht të sigurtë se çfarë dëshirojmë të arrijmë për Shijakun. ? Qëllimi ynë prioritar është TË NDËRTOJMË SHTËPITË për të prekurit nga tërmeti. Për këtë kemi muaj që punojmë dhe do të vazhdojmë të punojmë me këmbëngulje deri në fund të procesit. ✅ Deri tani kemi arritur shumë, në një kohë të shkurtër, pasi gjithë kjo punë kolosale e Rindërtimit nuk mund të bëhet sa hap e mbyll sytë.
Kemi sfiduar veten duke punuar 16 orë kur ka qenë e nevojshme. Rifilluam punën dhe në kushtet kufizuese të pandemisë dhe këtë e bëmë vetëm për NJERËZIT e prekur. ? Rreth një muaj më parë nisëm ndërtimin e shtëpive individuale. Ka familje me problematika të caktuara, si rasti i një familje në fshatin Shahinaj që kanë shtëpinë me dy hyrje dhe po verifikohet nga inxhinierët çdo specifikë ligjore për të mbërritur te procesi i shembjes dhe rindërtimit. Ndërkohë kjo familje nuk është lënë në duart e fatit.

? FAKTE ? Për familjen Shahini fillimisht kemi dërguar çadra për tu strehuar. ? Kemi çuar ndihma ushqimore gjatë tërmetit dhe kohës së pandemisë Covid-19 . ? Rasimi jeton aktualisht në shtëpinë e djalit të tij që ndodhet ngjitur me shtëpinë e dëmtuar. ? Ata marrin bonus qeraje. ? Te dyja familjet janë strehuar dhe nuk jetojnë përjashta siç ka deklaruar Rasimi . ? Gjithashtu Xheva Shahini nëna e Rasimit për të cilin ai pretendon se është e pastrehuar merr bonus qeraje në familjen e Kujtim Milaqit (dhëndrit). ? Familja e Xheva Shahinit është trajtuar me një shume prej 27000 lekë të reja nga Kryqi i Kuq. ? Emri i saj është propozuar nga Njësia Administrative Gjepalaj për tu ndihmuar . ? Çdo informacion, video… etj. janë FAKE NEWS. ❌

✅ Misioni ynë është t’i shërbejmë realisht njerëzve. Ne nuk shpërndajmë kurrë lajme të rreme, ne merremi me politikë institucionesh, jo emocionesh. Koha jonë është e çmuar në shërbim të njerëzve. ? Të gjithë qytetarët e Shijakut i janë mirënjohës Kryeministrit Rama për angazhimin maksimal që ka pasur dhe do të vazhdojë të ketë deri sa asnjë familje të mos mbetet e pastrehë.
✅ Ku ka vullnet, ka zgjidhje! P.S ? Relacion sqarues mbi shtëpinë e Xheva Shahini dhe Rasim Shahini. Shtëpia 2 katëshe ndodhet në fshatin Shahinaj. Ajo përbehet prej 4 anëtaresh Xheva Shahini e bija Merita dhe Rasim Shahini dhe bashkëshortja Florida. Mbasi jane bërë verifikimet nga grupet tona të vlerësimit në terren konstatuan ndërtesën në shkallë dëmtueshmërie DS4 dhe duke qenë në një kulm kanë bërë aplikimin të dyja familjet Xheva Shahini dhe Rasim Shahini . Pas kësaj vjen dhe përgjigjja nga Instituti i Ndërtimit ku shtëpia është e pabanueshme dhe për shembje nga ku të dyja familjet sipas Certifikates familjare perfitojne dy shtepi 1+1 .