I nxehti përvëlues dhe temperaturat e larta po largohen për t’i lënë vendin kohës së vjeshtës, dhe vranësirave të shtatorit. Pikërisht sot, ju pret një mot me shi dhe vranësira të shumta. Mëngjesi do të nisë me kthjellime në të gjithë vendin, ndërsa mesdita dhe pasditja do të vijojë të ketë shtime vranësirash. Në zonat veriore pritet që të ketë edhe rrebeshe, por do të jenë të izoluar.

Përsa u përket temperaturave, në mëngjes do të jenë në vlerat 38°C, ndërsa në orët në vijim do të ulen. Vlerat ditore do të variojnë nga 16°C deri në 38. Ndërsa era do fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 3 ballë. Kështu, referuar parashikimit të motit, mos harroni të merrni çadër kur të dilni nga shtëpitë, sidomos nëse jetoni në zonat veriore.