Ata që mbajnë syze miopi janë më pak të ekspozuar ndaj rrezikut të kontraktimit të Covid-19. Kjo është hipoteza e një studimi të botuar në ‘Journal of the American Medical Association (JAMA) Ophthalmology’ dhe kryer nga ekspertët e Spitalit ‘Suizhou Zengdu’. Studimi përfshiu 276 pacientë të pranuar në Spitalin Suizhou Zengdu në Suizhou, Provinca e Hubei të Kinës dhe zbuloi se vetëm 6 përqind e pjesëmarrësve mbanin syze miopi për më shumë se tetë orë në ditë.

“Kjo është një mundësi interesante – tha Lisa Maragakis, e Shkollës së Mjekësisë të Universitetit Johns Hopkins, e cila nuk ishte e përfshirë në studim – dhe në të njëjtën kohë provokuese, pasi ngre mundësinë që përdorimi syve mund të ofrojë një shkallë rë caktuar mbrojtje nga Covid-19, por kjo nuk mjafton për të rekomanduar mbajtjen e syzeve”.

“Profesionistët e shëndetësisë këshillohen të mbajnë mburoja ose syze mbrojtëse të fytyrës, së bashku me maska ​​- vazhdoi Maragakis – por udhëzimet për shëndetin publik nuk promovojnë përdorimin e syzeve, por insistojnë në rëndësinë e maskave, larjen e shpeshtë të duarve dhe distancën “. Ekipi hulumtues në studim përfshiu 276 pacientë të pranuar në spital midis 27 janarit dhe 13 marsit 2020.

“30 pjesëmarrës, që korrespondojnë me 11 përqind, mbanin syze – tha Xiaolin Ëang, nga Spitali Suizhou Zengdu dhe autor i studimit – por vetëm 16, ose 5.8 përqind, mbanin syze për më shumë se tetë orë në ditë” “Ne nuk e kemi shqyrtuar arsyen e kësaj lidhje mes syzeve dhe Covid – thotë Ëang – por hipoteza jonë është që përdorimi i syzeve parandalon njerëzit të prekin sytë, gjë që zvogëlon shanset e ngjitjes së infeksionit”.