Vak sina anti-COVID e kompanisë amerikane “Johnson & Johnson” ka nisur ditën e sotme fazën e tretë të testimit. Për testimin e vaksinës pritet të regjistrohen 60 mijë vullnetarë nga 3 kontinente, për të studiuar sigurinë dhe efikasitetin e një doze të vetme të vaksinës kundër koronavirusit.

Kryetari dhe drejtori ekzekutiv, Alex Gorsky në një deklaratë tha se kompania do të kujdeset për “standardet e sigurisë” dhe “transparencës” gjatë testimit. Kompania me bazë në Neë Jersey të SHBA-së tha se synon të sigurojë 1 miliard doza të vaksinës së suksesshme çdo vit.

Shpërndarja e vaksinës për miliona njerëz në të gjithë botën mbetet ende një çështje, por kompania tha se vaksina e saj nëse është e sukseshme nuk do të kërkonte infrastrukturë të re për të arritur tek njerëzit që kanë nevojë për të, sepse pritet të mbetet e qëndrueshme për dy vite në minus 20 gradë Celsius.