Emisari special i SHBA-së për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, ka deklaruar se administrata Trump do të vazhdojë t’i ketë Kosovën dhe Serbinë si prioritet kryesor.

Ai në një postim në Twitter ka shkruar se ish-zëdhënësi i Clintonit, Joe Lockhart ‘është i inatosur që Kosova dhe Serbia janë pajtuar për bërjen e hapave për normalizim ekonomik’.

“Ai qartazi dëshiron konflikt të vazhdueshëm”, ka shkruar Grenell. Grenell ka pyetur pse këto vende janë injoruar, sipas tij, për një kohë të gjatë nga Uashingtoni.