Shuhet zjarri ne kodrat e Kasharit pas nderhyrjes nga ajri te helikopterit te Forces Ajrore, pajisur me kovat e posaçme per operacione te tilla. Një vatër zjarri u aktivizua pasditen e sotme në zonën e Kasharit, pranë fshatit Kus në Tiranë. Flakët përpinë pemët në këtë zonë prej më shumë se dy orësh, ndërkohë që mësohet se zjarrfikësit kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.

Pas dy orësh, zjarri është shuar dhe situate është normalizuar. Helikopteri i Forcave të Armatosura, i specializuar për zjarret, ka sjellë ujë të mjaftueshëm në këtë zonë, për të normalizuar situatën. Nga ngjarja nuk ka pasur dëme në njerëz, por fatkeqësisht shumë pemë janë djegur dhe gjelbërimi, në një zonë të madhë është zhdukur krejtësisht.