Kryevepra Dy djemtë e qeshur me një broke me birrë, piktura e realizuar në vitin 1626 nga holandezi Frans Hals, mjeshtër i Epokës së Artë në vendin skandinav, është vjedhur për herë të tretë teksa ishte e ekspozuar në një muze arti në Utreht në Holandë. Pavarësisht se siguria e muzeut në qytetin holandez të Leerdam ishte rritur së tepërmi,asgjë nuk ishte e mjaftueshme për të ndaluar hajdutët e veprave artit të cilët, arritën të shqyenin derën e pasme të muzeut dhe të gllabëronin për herë të tretë Dy djemtë e qeshur me një broke me birrë. Piktura u vodh për herë të parë në vitin1988 së bashku me një vepër të Jacob van Ruisdael dhe pas tre vitesh ato u bënë sërish pjesë e koleksionistëve të artit dhe muzeut.‘Djemtë e qeshur provuan grabitjen për herë të dytë në vitin 2011 kur ndodheshin në muzeun Hofje van Mevrouw van Aerden, por që u rikthyen në strehëzën e tyre pas 6 muajsh. Që nga vjedhja e vitit 2011, veprat më të vlerësuara të muzeut janë mbajtur në një zonë jo të hapur për publikun dhe që mund të vizitoheshin nga pak njerëzArthur Brand, një detektiv arti i specializuar në rikuperimin e veprave të vjedhura, tha se një vjedhje e këtij lloji ishte e pritur. Sipas tij, kriminelë të ndryshëm blejnë nga hajdutët vepra arti të grabitura për ti shkëmbyer ato ulje të dënimit me bu rg.

Dhe raste nuk kanë munguar  Një prej shembujve është rasti i trafikantit të drogës Kees Houtman, i cili u përpoq të shkëmbejë një vepër të vjedhur të Van Gogh-ut me zbutje të dënimit, në fillim të viteve 1990. Një bos mafioz në qytetin e Napolit në Itali do të blinte vepra të vjedhura në muzeun ‘Van Gogh’ në Amsterdam në vitin 2002, nga hajduti Octave Durham për ti këmbyer me ulje të dënimit me burg. Në mars të këtij viti, për të njëjtin qëllim mendohet se është vjedhur edhe vepra ‘Spring Garden’ e Van Gogh-ut, nga një muze në Laren, në veri të Utrecht-it Megjithëse autoritetet holandeze kanë një përvojë të mirë në rikuperimin e artit të vjedhur, veprat shpesh mund të zhduken për vite me rradhë. U deshën 23 vjet që një pikturë e Gustav Klimt të rikuperohej, pasi u sekuestrua nga një galeri e artit modern në Piacenza, në veri të Italisë. Ajo ishte fshehur brenda një muri dhe u zbulua krejt rastësisht nga një punëtor që po montonte një panel metalik.