Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga përfundimi i punimeve të një tjetër ujësjellësi, këtë radhë në Gramsh. “Nga një rrjet ujësjellës – kanalizimesh të vitit 1960, rreth 15 mijë banorë do të kenë në dispozicion një sistem të ri dhe do t’i lenë përfundimisht pas, plot 6 dekada pa ujë të pijshëm 24 orë në rubinetin e shtëpisë së tyre”, shkruan Rama.

Postimi i plotë: KANTIERI I UJIT në Gramsh, me 90% të punimeve të kryera është drejt përfundimit dhe në tetor 2020 banorët e Gramshit e të disa fshatrave përreth, do të kenë më në fund 24 orë ujë pa ndërprerje çdo ditë.Nga një rrjet ujësjellës – kanalizimesh të vitit 1960, rreth 15 mijë banorë do të kenë në dispozicion një sistem të ri dhe do t’i lenë përfundimisht pas, plot 6 dekada pa ujë të pijshëm 24 orë në rubinetin e shtëpisë së tyre.