Lewis Hamilton ka fituar Çmimin e Ma dh të Silverstone-it. Piloti britanik, në suksesin e tij të tretë në katër gara të sezonit, e ka kaluar vijën e finishit me gomën e majtë të çarë para Red Bull-it të Max Verstappen.

Ka dalë i treti piloti i Ferrari-t, Charles Leclerc, që ka shfrytëzuar problemet e Mercedes-it tjetër të Botta-s dhe është ngjitur në podium. E ka mbyllur në zonën e pikëve piloti tejtër i Ferrari-t, Sebastian Vettel, i cili ka dalë i dhjeti.