Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për sekuestrimin e pasurisë së Ylli Ndroqit. Vendimi i GJKKO-së ishte për t’u dhënë ditën e djeshme, por për shkak të dosjes voluminoze u shty për sot.

Këtë seancë e ndoqi edhe përfaqësuesi i ambasadës amerikane. Pas vendimit avokati i Ylli Ndroqit, avokati i tij Alban Qafa tha se do të bëjnë rekurs në gjykatën e lartë.