Aktori i njohur i humorit, Agron LLakaj ka zgjedhur ta urojë të bijën në ditëlindjen e 35-të me fjalët më të veçanta me anë të një postimi në llogarinë e tij në ‘Instagram’, ku ka përshkruar ndjesitë e para teksa e ka mbajtur në krahë dashurinë e tij më të madhe.

“Bija ime Alkida….perpara 35 vjetesh kur ti erdhe ne jeten tone, mami te nxorri ne dritaren e maternitetit dhe me lote ne sy me tha se ti nuk ishe djale…por vajze…nuk te genjej qe u gezova pa mase dhe mezi po prisja momentin te te kisha ne duart e mija, e kur te pata ne duar…jeta ime mori kuptim dhe ti ishe Bota ime….sa e bukur ! Dhe sot ti, 35 vjet…sa pak por dhe sa shume, e tani ste kam vetem bijen time, por te kam dhe shoqe, te kam nje keshilltare te vyer por dhe nje xhevahir, se me ke sjelle ne jeten time Adean, eshte dhurata me e bukur qe me ke bere.

Le ti falemnderohemi Zotit per cdo dite dhe cdo vit qe jemi dhe gezojme e festojme bashke ! Gezuar bija ime Alkida ! Sic ta kam thene para 35 vjetesh serish ta perseris, edhe pse me syza dhe thinja tashme….

”Te dua sa qielli e sa toka !! ” Nuk jam xheloz qe ke me shume shoqe mamin. Te kam zemer deri ne frymen e fundit! Edhe 100 plot shendet dhe realizime enderrash!”, shkruan Llakaj në postimin e fundit në llogarinë në ‘Instagram’. Me siguri Agroni ka një dobësi shumë të madhe për të bijën e tij, Alkidën, pasi ajo e ka bërë gjysh për herë të parë me vajzën Adea. Për këtë moment special, Llakaj ka treguar se nuk e priste të bëhej gjysh në moshën 46-vjeçare, megjithatë kohën që nuk ka mundur ta shijojë me fëmijët e ka shijuar me Adean, e cila është rritur pranë tij.