UEFA ka konfirmuar sot se ndeshja e SuperKupës së UEFA më 24 shtator që do të mbahet në Budapest do të jetë një test për lejimin e tifozëve pas vetizolimit për shkak të pandemisë COVID-19, por është edhe një mendim që ndeshja të zhvillohet në një stadium më neutral. Praktikisht, shumica e ndeshjeve në Europë janë luajtur pa shikues që nga fillimi i marsit, kur pandemia filloi të shpërndahet në kontinentin tonë. Masat e vetizolimit janë lehtësuar shkallë-shkallë në disa vende të ndryshme, kurse UEFA ka mbajtur sot një videokonferencë me 55 sekretarët dhe kreyetarët e federatave për të “diskutuar kthimin gradual të tifozëve në ndeshjet që i organizon UEFA”.

“UFA ka rikujtuar që ende është herët për të lejuar tifozët në ndeshjet që janë afër të Kombëtareve që janë pjesë e UEFA-së, ndeshjet e para te të cilave do të fillojnë në shtator por për këtë ka bërë disa studime të sakta që saktësojnë protokollet mjekësore të tanishme të spektaktorëve”.

“UEFA ka sugjeruar që ta përdorë Super Kupën e UEFA-së që zhvillohet më 24 shtator në Budapest, si një ndeshje pilot në të cilën do të këtë një numër të reduktuar të tifozëve që do të lejohen të hynë brenda”. Kjo ndeshje zhvillohet në mes të fituesit të Ligës së Kampionëve dhe fituesit të Europa Ligë.

“Problemi i karantinimit të lojtarëve po ashtu do të diskutohet, në veçanti për ndeshjet e Kombëtareve ku lojtarët që vinë nga klubet jashtë një vendi mund të rrezikohen nga masat e karantinës kur kthehen në vendlindjen e tyre”. “Federatat janë inkurajuar që të koordinojnë vendimet e tyre me qeveritë për të bërë përjashtime për futbollistët dhe anëtarët e skuadrës (në të ashtuquajturën korridore ndërkombëtare e cila gjë ekziston tashmë në disa vende). Fakti që lojtarët do të testohen rregullisht si pjesë e planit UEFA Return to Play Portocol sigurojnë përjashtime të tilla që nuk paraqesin rrezik për shoqërinë. Po ashtu është nënvizuar se të tilla korridore ndërkombëtare do të thjeshtësojnë organizimin e ndeshjeve”.

“Federatat po ashtu kanë mundësin që të zgjedhin vendet neutrale për mbajtjen e ndeshjeve nëse kushtet në një vend nuk janë të mira dhe ndeshja mund të vihet në udhëkryq”.

Hera e fundit për këtë gjë ishte ndeshja e 1/8-ës se finale në Ligën e Kampionëve ku Napoli kërkoi që ndeshja me Barcelonën të mos zhvillohet në Spanjë, por UEFA nuk e konsideroj serioze këtë gjë dhe nuk e ndryshoj vend takimin.