Pandemia dhe normaliteti I futbollit… UEFA ka konfirmuar se në finalen e Supekupës së Europës mes Bayern Munchen dhe Sevillas do të ketë tifozë në stadium.  ë këtë ndeshje marrin pjesë deri në 30% të kapacitetit të stadiumit. Ndeshja do të zhvillohet në 24 shtator në Budapest dhe fituesit e Champions League dhe Europa League do të garojnë mes tyre.

UEFA, Ceferin: “L’obiettivo è riprendere la stagione e portarla a …

“Ka qenë e rëndësishme që futbolli të vazhdojë dhe në periudha të vështira, por pa tifozë loja ka humbur diçka nga karakteri i saj. Shpresojmë që ta përdorim Superkupën në Budapest si një lloj kthese për sa i përket rikthimit të tifozëve. Ne po bashkëpunojmë me Federatën Hungareze të Futbollit, si dhe me qeverinë lokale, për të siguruar masat e nevojshme për të gjithë ata që do të marrin pjesë në këtë ndeshje. Nuk do të marrim asnjë veprim, i cili mund të vendosë në rrezik shëndetin e njerëzve,” u shpreh presidenti I UEFA-s, Alekander Ceferin.