Ronald Koman u prezantua si trajneri i ri i Barcelonës. Çështja më e nxehtë mbetet ajo e Lionel Messit dhe tekniku holandez e ka pranuar se ka një ngërç të madh. Ai nuk e di nëse argjentinasi do të qëndrojë.

“Së pari nëse do ta bind Messin. E dimë se është lojtari më i mirë në botë dhe natyrisht që lojtarin më të mirë në botë dëshiron ta kesh në ekip dhe jo si kundërshtar. Mua si trajner do të më pëlqente që ta kisha në skuadër. Ai i zgjidh ndeshjet i vetëm.

Sigurisht që dua të qëndroj me ne, që nga sot do të flas me të dhe do të vendosim për të ardhmen. Ai është kapiteni dhe sigurisht që do të flasim. Në rastin e Messit shpresojmë të qëndrojë. Por nuk e di cfarë do bëjë

De Jong? Është lojtar shumë i mirë, thjeshtë duhet të ketë qetësinë e duhur për të luajtur. Humbja me Bayernin? Ndjeva shumë dhimbje për atë disfatë të rëndë”, – tha holandezi ndër të tjera në prezantimin e tij.