Enti Kombëtar i Banesave u vjen në ndihmë 247 familjeve në nevojë në 5 bashki të vendit.

Në saj të 5 marrëveshjeve të bashkëpunimit me Bashkitë Vlorë, Maliq, Kukës, Has dhe Gramsh, Enti Kombëtar i Banesave ka investuar me fondet e tij për ndërtimin e 247 apartamenteve me kosto të ulët.

Këto apartamente do të vihen në dispozicion të familjeve me të ardhura të ulëta e të mesme, të cilat nuk përballojnë dot blerjen e banesave në treg të lirë.

Nga këto investime përfitojnë 75 familje në Vlorë, 35 familje në Gramsh, 35 familje në Has, 75 familje në Kukës, 27 familje në Maliq.