Nga Bledi Mane/

Regjimi komunist i Ramiz Alisë teksa përpëlitej i ngo rdhur në dimrin e vitit 1990 i druhej e i frikësohej. Ishte vetëm 19 vjeç, një student rebel i arteve dhe moshatatarëve të tij ua pikturonte të ardhmen e atdheut me ngjyrat e lirisë.
Kur komunizmi vd iq politikisht dhe kur liria kolektive filloi ta flakte tej intubimin e të mbushej me oksigjen, Blendi Gonxhe organizoi të parin konkurs të bukurisë femërore shqiptare ” Miss Albania” por edhe atëhere klerikët e prapambetjes kulturore u tr odhën nga guximi i tij e filluan batarenë e su lmeve.
Pas shokut Ramiz, një tjetër komunist, shoku Sali Berisha ia mbylli dyert e partisë së tij demokleptokrite e madje kaloi në ekstrem duke e dhunuare e masakruar Blendi Gonxhen pse kërkonte zgjedhje të lira në muajin maj të vitit 1996. Shtëpia e tij ishte qelia e policisë ndërsa shërbimi sekret i ishte ulur këmbëkryq në shtëpinë e tij, në jetën e tij.

6 vjet më pas kur i thirri ndërgjegjes dhe guxoi të jepte dorëheqjen si nënkryetar bashkie i Tiranës, ia patën sërish fr ikën dhe e su lmuan pa fre e pa frena. Nuk e donin as të punë e as të papunë derisa në vititn 2015 u kthye si drejtor parqesh dhe ia dhuroi miletit hapësirat e liqenit artificial. Shtroi rrugë, hapi shtigje, mbolli pemë, ia lau sperën e manjakëve Amfiteatrit veror, fëmijëve u ndërtoi park lodrash, biçikletat i sistemoi me korsi të veçantë, ngriti çezma publike dhe i dha pastërti e vlerë ujit të liqenit…

Su lme bajate, cinike pa pikë arsyetimi dhe investigimi që nuk rreshtin. Su lme gjo bvënëse që as deri te oborri i prokurorisë nuk i vazhdojnë dot se e dinë që do dështojnë siç kanë dështuar 29 vjet me rradhë. Fri kë u ngjall edhe sot teksa punon suksesshëm në pozicionin e drejtorit të Shërbimeve të Transportit Rrugor e nuk po e lenë rehat as në vapë e as në pandemi. Janë të njëjtët njerëz si atëherë kur e masakruan qysh student njomëzak 19 vjeçar, të njëjtët njerëz me përjashtim të Ramiz Alisë që ka vde kur ndërsa Saliu me të tijët është ende gjallë!