Qendra Gamelei në Moskë pritet të regjistrojë më 12 gusht të këtij viti vaksinën e parë kundër CoVid-19 në botë.

Lajmi është konfrmuar nga zv.ministri rus i Shëndetësisë, Oleg Gridnev sipas të cilit përparësi do të kenë personeli mjekësor dhe të moshuarit.

Sipas Miistrisë ruse të Shëndetësisë është planifikuar nisja e fushatës së vaksinimit të popullatës në muajin tetor dhe ajo do të mbulohet tërësisht nga qeveria ruse.

Vaksina në fjalë është testuar mbi 38 vullnetarë dhe i ka kaluar protokollet e sigurisë. Sipas mediave ruse ajo prodhoi imunitet te të vaksinuarit.

Në Perëndimin kanë hedhur dyshime mbi vaksinën ruse, por një ndër shkencëtarët kryesorë rusë, Vadim Tarasov ka sqaruar se Rusia ka 20 vjet që investon në kërkimet epidemiologjike.

Rusia numëron aktualisht 870 mijë raste, ndërkohë që nuk dihet nëse prodhimi i saj do të merret nga vende të tjera.