Rivaldo, një ish-lojtar i Barcelonës, dëshironte të analizonte turpërimin europian të kësaj skuadre në Champions. Madje, ai sugjeroi një zgjidhje për të ardhmen më të afërt. Ish-fituesi i “Topit të Artë” e kupton se janë bërë gabime në politikën e transferimeve të lojtarëve në vitet e fundit, por sponsorizon edhe një herë emrin e Neymar, si një nga zgjidhjet për problemin sportiv të Blaugrana-ve. Rivaldo insistoi se me Neymar, partnerin më të mirë të Messit te Barcelona, duhet të nënshkruhet patjetër: “Neymar është lojtari i duhur për Barcelonën. Ai ka një personalitet të fortë dhe nuk xhelozohet që Messi të jetë në krah të tij.

Për dallim nga lojtarët e tjerë, që ndjehen të ndrojtur dhe të dobët pranë Messit, Neymar ka një personalitet të shkëlqyeshëm”. Rivaldo kujtoi gjithashtu se ka pasur gabime në menaxhimin sportiv vitet e fundit dhe se skuadra nuk është përforcuar mirë: “Problemi te Barcelona është se klubi nënshkruan me lojtarë për çmime shumë të larta, por ata nuk bëjnë ndryshimin në grup. Klubi duhet të nënshkruajë me lojtarë të uritur për fitore, që kanë ambicie. Në lojëra si kjo nuk mund të bazohesh vetëm te Messi dhe të presësh që ai të fitojë i vetëm”.