Nxënësit e shkollës 9-vjeçare Xhelal Shtufi në Shkafanë, Ishëm do të kenë në 26 nëntor ambiente të reja dhe standarde europiane për të zhvilluar mësimin. Kryeministri Edi Rama publikoi sot një video me pamje nga punimet për ndërtimin e kësaj shkollë të dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit të 2019. Hidhini një sy shkollës 9-vjeçare Xhelal Shtufi në Shkafanë, Ishëm, ku nxënësit dhe mësuesit do të hyjnë këtë 26 nëntor. 32 shkolla dhe kopshte do të rilindin pas 26 nëntorit tragjik në Durrës, më të mëdha, më të bukura me të gjitha kushtet e shkollave e kopshteve kudo në Europë, shkruan Rama.Rindërtimi i shkollës 9-vjeçare “Xhelal Shtufi” në Shkafanë, Ishëm do ofroj kushte bashkëkohore për 235 nxënës dhe mësuesit të cilët do kenë në dispozicion 15 klasa me kushte moderne dhe 3 laboratorë.