Një lajm i bujshëm u publikua së fundi nga gazetari argjentinas Bruno Acosta, i cili po trondit botën e futbollit si kurrë më parë. Sipas këtij gazetari, Real Madrid dyshohet se ka dërguar një ofertë jo më pak se për “djalin i Barcelonës”, Lionel Messi. Mesi raportohet të ketë thënë në një takim me trajnerin e ri Ronald Coeman se dëshiron të largohet nga klubi pasi Barça nuk fitoi asgjë këtë sezon, dhe argjentinasi ka shprehur publikisht pakënaqësi për përforcime të dobëta.

Barcelona shpejt reagoi dhe pretendoi se Messi nuk do të shitet. Por gazetari argjentinas tha që Real Madrid kishte dërguar një ofertë për Messin, dhe Barcelona tashmë kishte njoftuar yllin e tyre kryesor për këtë.

Sidoqoftë, është e vështirë të besohet se ky transferim do të ndodhë, pasi edhe pse Messi aktualisht është i pakënaqur nga situata në ekip, ai është te Barcelona jo me status të zakonshëm “hajde dhe ik” apo bli-shit”, pasi është rritur aty që fëmijë. Madje, në një pikëpamje, është më tepër katalan se argjentinas. Nëse do të ndodhte, do ishte një tra dhti që nuk mbahet mend. Një tradhëti të ngjashme vite më parë do e bënte portugezi Luis Figo, me të njëjtin kalim, nga Barcelona te Reali.