Real Madridi dhe Borussia Dortmund kanë vendosur dhe zyrtarisht që të huazojnë futbollistin Reinier Jesus për dy vitet e ardhshme. Trajneri Zinedine Zidane nuk e kishte në plane, prandaj spanjollët e larguan që të fitojë përvojë. Dortmundi e ka mirëpritur dhe do mbajë lojtarin për 2 vite në formë huazimi. Real Madrid dhe Borussia Dortmund kanë arrtiur akordin e huazimit për lojtarin Reinier Jesus. Ai do të qëndrojë i huazuar deri më 30 qershor 2022, – shkruhet në njoftimin e klubit. Braziliani u afrua si një nga talentët më të mëdhenj të vendit të tij, por nuk ka çarë mes yjeve të Realit. Reinier tashmë pritet të shfaqë vlerat e tij dhe të ndjekë gjurmë e Achraf Hakimit që bëri mirë në Gjermani.