Institucionet publike, të cilat nëpërmjet procedurave të konkurrimit publik, vënë në dispozicion fonde publike për realizimin e investimeve në pasuritë kulturore, prej subjekteve të licencuara për këtë qëllim, duhet të përdorin dokumentet standarde të konkurrimit publik (DSKP), duke i përshtatur sipas procedurës ose procedurave të përzgjedhura, të miratuara sipas formatit bashkëlidhur këtij udhëzimi.

Në FletorenZzyrtare u publikua udhëzimi “Për procedurat e përzgjedhjes së subjekteve të pajisura me licencë, për projektim, zbatim, mbikëqyrje dhe kolaudim në pasuritë kulturore, për kryerjen e investimeve me fonde publike në pasuritë kulturore”.

Drejtoria e Përgjithshme Ekonomike dhe e Shërbimeve Mbështetëse në Ministrinë e Kulturës ka për detyrë të publikojë dokumentet standarde të konkurrimit publik, në formë elektronike në faqen e internetit të kësaj Ministrie./