Manchester City po punon që të bëjë goditjen e shekullit. “Qytetarët” duan të afrojnë Lionel Messin sipas asaj që shkruan Daily Mail dhe po përgatitet për rinovimin e trajnerit Pep Guardiola. Numri një i stolit është futur në vitin e fundit të kontratës dhe mund të largohet në fund të edicionit të ardhshëm. E ardhmja e Guardiolës varet shumë nga afrimi apo jo i argjentinasit. Pep ndodhet në Spanjë për të folur me Messin. Ai do të rinovojë nëse marrëveshja me argjentinasin do të arrihet, pasi sulmuesi do të qëndrojë të paktën 2 vite në Angli.