Aktorja Olta Gixhari është bërë nënë. Përmes një publikimi në rrjetin instagram, ajo ka ndarë këtë lajm me ndjekësit, ndërsa tregon dhe emrin e vogëlushit.U bëra nënë. Qenka e vërtet, është shumë e vështirë të gjesh fjalët e duhura të përcjellësh këtë përjetim të thellë vetëm me një fjalë, E dua çmendurisht. Djali ynë erdhi në jetë me 21/8/2020, kjo ishte një surprizë kaq e bukur për ne, pasi kjo datë përmban datën e lindjes së babit të tij 21 dhe datën e lindjes sime 8. Lindja e tij erdhi në mënyrë natyrale. Biri ynë quhet Amar. Emri vjen nga Hebraikja që do të thotë i përjetshëm dhe nga arabishtja që do të thotë Hënë. Uroj të ketë një det me lumturi përjetë. I them babit të Amar që e dua shumë, faleminderit që më bën të ndihem e jashtëzakonshme, shkruan aktorja e cila tashmë është vendosur në Spanjë, pranë partnerit të saj.