Oferta të çuditshme vijnë në rrjetet sociale nga njerëz që pretendojnë se janë gati të shesin gjak të “imunizuar” të pacientëve të shëruar nga koronavirusi.

Ala rmi në fjalë ngrihet nga një raportim i Institutit Australian të Kriminologjisë, ku thuhet se një “shtresë e errët” e faqeve të internetit mund të arrihet me anë të disa motorëve të kërkimit të paindeksuar, të cilat po përdoren nga grupet kri minale për tregtimin e artikujve të ndaluar.

Vaksina e kura të rre me koronavirusi po shiten për rreth 15 000 euro secila, së bashku me mjete personale mbrojtëse si maska, doreza dhe kostume mbrojtëse.

Studiuesi Rod Broadhurst tha se nëse një gjak i tillë injektohet te dikush, ai rre zikohet të preket nga virusi. “Ndoshta e kanë fjalën për atë që quhet ‘vaksinimi pasiv’, kur plazma e gjakut nga një pacient i shëruar nga Covid-19 mblidhet për antitrupat e saj dhe më pas inj ektohet te dikush që është i rrez ikuar”.