Nga Artur Ajazi/

Ç’pate Ilir, ç’të zuri ? Sapo pe rradhët në Kakavijë, u sule mbi qeverinë, u sule mbi kryeministrin, kërkove të merren masa urgjente, kërkove përgjegjësitë e qeverisë dhe largimin e saj. Ç’të zuri Ilir,kishe ditë që gjezdisje maleve dhe kodrinave, kishte ditë që merreshe me rilindasit e shekullit të 19, perifrazoje thëniet e tyre, dhe bëje selfi në natyrë, duke postuar edhe mesazhe “paqeje”. Ndoshta tu nakatos terezia, ndoshta nuk shikon të ardhme si kryetar shteti por të është ngulitur në mëndje se bën vetëm për opozitarist, dhe ke vendosur të rrëzosh Edi Ramën. Po ti e di, nuk i biet malit me gur, o Ilir. Prej të premtes e tutje, je molepsur keqas me rolin e “opozitaristit rradikal”, apo më mirë ke marrë rolin e Lulzimit nga maja e maleve, por dhe nga Presidenca. Je kthyer fiks, si “qytetari dixhital” i Doktorit, por nuk e kopjon siç duhet Ilir. Mendoj se në Presidencë, ke mjaft punë të lëna përgjysëm, apo dhe probleme të tjera që duan zgjidhje, dhe nuk ka mbetur SHQUP-i, ti japësh një dorë ti nga maja e Pilurit, dhe malet e Lunxhërisë”, nga ku ja marr këngës, duke mos harruar të japësh këshilla dhe kalendarë për qeverisjen Rama. Je kthyer si qytetari dixhital i Doktorit, madje ke kthyer si të tillë edhe sekretarët, këshilltarët dhe juristët e tu. E ke kthyer Presidencën në qendër interneti, ku mungojnë vetëm video-game. Ke përdhosur misionin e shenjtë të kryetarit të shtetit,dhe je kthyer në lavjerrës të Doktorit, madje thuhet se pasi Lulzim Basha të hunmbë zgjedhjet, kandidati i vetëm për kryeopozitarist je vetëm ti. Paçka, bëje edhe opozitaristin dhe kryeopozitaristin, por sot bëj siç duhet, kreun e shtetit Ilir. Nuk është parë dhe dëgjuar, që një kryetar shtetit, në një vend demokratik dhe anëtar i besueshëm i NATO-s, të urrejë dhe shantazhojë qeverinë, ministrat dhe kryeministrin, tu bëjë thirrje të rinjve  të ngrihen dhe të marrin në dorë fatet e atdheut.

Nuk është parë dhe dëgjuar gjëkundi, që një kryetar shtetit që prej kohësh e ka mbushur kupën dhe duhej shkarkuar, të shantazhojë qeverisjen e vendit të tij, të fabrikojë akuza dhe recitime të tjera të padenja për një politikan, dhe, ta ulë piacën deri aty sa, të tregojë barcoleta çunash lagjesh, edhe kur është në takime me median. Ilir, kam bindjen, se rrugëtimit tënd si politikan karriere pas përfundimit të mandatit të kreut të shtetit, i ka ardhur fundi. Edhe sikur ti, të formosh një parti të re, edhe sikur ti, të emërohesh kryetar opozite nga Doktori, nuk mendoj se ka shqiptar që voton për ty.Dhe kjo për 1001 arsye, por më kryesorja janë paqëndrueshmëria, pabesia dhe mosmirënjohja, ndaj asaj që ti thua dhe asaj që bën. Ilir, dikur thoshe se Lulzimin edhe kur e pyet për orën, ta thotë gabim. Kurse ty Ilir, kur të pyet për LSI, gjuha të shkon tek Doktori, tek PD-ja, tek “qytetari dixhital, dhe asnjëherë tek misioni yt, tek detyrat dhe punët e tua.