Teksa akti normativ i qeverisë ndalon grumbullimet, dasmat dhe aktivitetet me shumë njerëz për të frenuar përhapjen e koronavirusit, ka nga ata që nuk pyesin. Veçanërisht dasmat, vijojnë të mbahen në lokale, duke shkelur protokollin e siguris.

Efektivët e policisë Krujë, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë evidentuar në Krujë, subjektin në pronësi të shtetasit L.C., i cili kishte organizuar ceremoni martesore. Për këtë subjekt, efektivët e policisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë.