Koreja e Jugut njoftoi se do të rrisë kufizimet kundër COVID-19 në të gjithë vendin, duke filluar nga e diela, në përpjekje për të frenuar shpërthimin në rritje të infeksioneve.

“Jemi në një fazë shumë të pasigurt, ku mund të shohim fillimin e një valë të dytë në të gjithë vendin”, tha ministri i Shëndetësisë, Park Neung-hoo, në një konferencë për shtyp. Masat përfshijnë kufizime në tubime dhe aktivitete, përfshirë sportin profesional, i cili përsëri do të luhet pas dyerve të mbyllura. Gjithashtu, nga mesnata do të mbyllen edhe të gjitha plazhet në vend.