Industria e kozmetikës ka gjetur shumë mënyra për të luftuar plagët e akneve, por mënyra më e mirë është ta trajtoni lëkurën e fytyrës tuaj me disa ushqime të shëndetshme. Ne zgjodhëm disa ushqime që do të ju ndihmojnë të zvogëloni plagët e akneve në fytyrën tuaj.

1.Kungulli Kungulli është një burim i shkëlqyeshëm i niacinës, vitaminave A dhe B, dhe zinkut. Niacina është e dobishme në trajtimin e akneve. Farat e kungullit përmbajnë zink, i cili ndihmon në kontrollin e niveleve të hormoneve dhe ndihmon në shërimin e lëkurës. Vitamina A ndihmon në minimizimin e plagëve të akneve.

2. Lakra jeshile Lakra jeshile është e pasur me vitamina C dhe K dhe është një burim i mirë i bakrit dhe hekurit. Vitaminat dhe mineralet në lakrën jeshile ndihmojnë në shkëlqimin e lëkurës. Vitamina K ndihmon për të zvogëluar njollat e errëta në lëkurën tuaj. Hekuri shpejton shërimin e plagëve duke përfshirë edhe puçrrat.

3. Lëngu i limonit Filloni ditën tuaj duke pirë një gotë ujë të ngrohtë me lëng limoni. Kjo mund të ju ndihmojë të arrini një lëkurë të shëndetshme dhe rrezatuese.

4. Patatja e ëmbël Patatja e ëmbël përmban retinol dhe beta-caroten. Trupi juaj shndërron beta-caroten-in në vitaminë A. Kjo vitaminë funksionon si një pengesë për bllokimin e poreve. Retinol lufton aknet. Në vend që të blini kremra të shtrenjtë, ju mund të shijoni patatet e ëmbla në ushqimet tuaja.

5. Lulelakra Lulelakra është një burim i shkëlqyeshëm i vitaminës C. Kjo vitaminë lufton çdo dëmtim të shkaktuar duke shëruar plagët e akneve. Tani pas leximit të këshillave për konsuminim e këtyre ushqimeve, cilin prej tyre do të përdornit për të shëruar aknet? A dini ndonjë mënyrë tjetër për të luftuar plagët e akneve?