Arbenita Ismajli është një nga modelet më të komentuara në showbiz-in shqiptar, sidomos për raportin e saj me Feron.

Megjithatë për hir të së vërtetës ka qenë jo pak e përfshirë në lajme mbi ndërhyrje të mundshme kirurgjikale. Vetë ajo i ka mohuar kategorikisht këto zëra, duke publikuar foto kur ka qenë e vogël dhe para se të bëhej e famshme, duke pretenduar se nuk ka kryer asnjë ndërhyrje. Kështu ka bërë edhe ditën e sotme, ku ka publikuar në Instagram një foto të shumë viteve më para kur ishte ende shumë e vogël, por pa e specifikuar moshën.

Si rrallëherë, Arbenita shihet me balluke që i japin një pamje tjetër. Duket se ajo ka qenë tepër e bukur që në fëmijëri, por me kalimin e moshës ka pësuar disa ndryshime si çdo njeri tjetër.

Disa muaj më parë një klinikë në Rusi ka ndarë fotot “Para dhe pas” të modeles shqiptare në InstaStory, duke treguar transformimin e saj në fytyrë. Nga pamjet, Arbenita ka kryer një ndërhyrje me fillers (mbushës) në hundë, drejtim nofulle, si dhe ka realizuar trendin më të ri të kozmetikës, “Sytë dhelpër”.

Fill pas këtyre tashethemeve në rrjet qarkulloi një foto ku modelja ka pozuar në det me bikini duke ekspozuar të pasmet e saj, ndërsa këtë foto e kanë krahasuar me një pozë të fundit të sajën thuajse të njëjtë, duke vënë në dukje ndryshimin.