Mario Gotze ka përfunduar në shënjestrën e Inter Miami-t të Dabid Beckham. Lajmi është dhënë nga Bild, që ka shkruar për të ardhmen e gjermanit.

Gotze, në fakt, duket se do të zbarkojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas Blaise Matuidi, i cili ka zhvilluar vizitat mjekësore ditën e hënë me klubin e Floridas.