Albert Ndreu, 26 vjeç vendosi ti propozoje të dashurës së tij Valerija Madevic duke e mbushur dhomën me qirinj, me shumë drita dhe 60 tollumbace. Ai madje shkruajti “Martohu me mua?” me qirinj të ndezur në dysheme, shoqëruar me një shishe verë dhe këngë romantike.Ndreu u largua për pak kohë nga shtëpia e tyre për të marr të dashurën e tij nga puna dhe u kthye duke gjetur tymin që po dilte nga banesa e tyre në SHBA.Tre ekuipazhe zjarrëfiksesh nga “Yorkshire Fire dhe Rescue” nxituan në vendngjarje dhe askush nuk u plagos, fatmirësisht.Pa u bezdisur nga ajo që po shihte, Ndreu u ul në gjunjë, në rrugë për ti propozuar Valerijas ndërsa sirenat dëgjoheshin kudo dhe tymi pastrohej, Madeviç tha: “Po”.

Dhëndri i ardhshëm shpjegoi se ai kishte planifikuar propozimin për më shumë se dy javë dhe kishte kaluar më shumë se katër orë për të rregulluar gjithçka.“Doja të bëja diçka nga zemra ime, edhe sikur të mos shkonte ashtu siç ishte planifikuar,” tha Ndreu. Ai tregon se Valerija gjithmonë thotë se gjëja më e rëndësishme janë gjestet e vogla çdo ditë por ka dashur të bëjë diçka të veçantë për propozimin, madje ai thotë me shaka “doja ti tregoja asaj se ajo ishte drita e zemrës time, por mbase kjo ishte shumë dritë,” Ai kujton se ka menduar çdo skenar se çfarë mund të shkojë keq përveç asaj që ndodhi.Çifti u lidh një vit më parë në një faqe takimesh dhe shkëndijat ishin menjëherë.“Ne biseduam me orë të tëra dhe biseduam për gjithçka. Ne u futëm në lidhje si në zjarr, por mbase e morëm këtë edhe fjalë për fjalë.” tha Ndreu.

Valerija tha se pak para propozimit ajo po dyshonte diçka kur i dashuri i saj i dha asaj lule kur e mori nga puna.
“Kur mora lulet, mendova se ai duhet të ketë thyer diçka ose shkatërruar diçka në shtëpi. Nuk ma mori mendja se ai kishte shkatërruar gjithë shtëpinë tonë edhe pse lulet nuk ishin për atë” tregon Valerija. Kur vunë re zjarrin në banesës e tyre, Valerija tha se ishte shumë e tronditur megjithëse pak minuta më vonë erdhi dhe surpriza. “Ai nxori një unazë nga xhepi dhe unë isha thjesht pa fjalë. Më pyeti nëse do të martohesha me të dhe unë thashë “po” thotë Valerija. Për momentin, çifti po qëndron në shtëpinë e kushërinjve të Albertit pasi presin të reagojë kompania e tyre e sigurimeve. “Ju mund të zëvendësoni gjërat në shtëpi, por jo dashuria jonë për njëri-tjetrin,” thotë vajza.Ndërkohë, Ndreu pohoi se ai është zakonisht “shumë i përgjegjshëm”, por u përfshi në moment dhe dashuria për partneren e tij bëri të veten. Duke ecur përpara, çifti shpreson të martohet në përvjetorin e zjarrit të shtëpisë dhe planifikojnë të ftojnë zjarrëfikësit si mysafirë nderi.