Sërish drithërimë na Moto GP. Pas aksidenteve të frikshme në garën e një jave më parë, edhe Çmimi i Madh i Stiria ka dhuruar një episod të denjë për filmat me aksion. Piloti i skuderisë Yamaha, Maverick Vinales u detyrua të hidhej nga motori i tij, pasi iu këputën frenat. E thënë kështu duket e lehtë, por në momentin që mori këtë vendim, piloti ishte duke ecur me më shumë se 200 km/h.