Gjermania ka regjistruar sot numrin më të lartë të rasteve të reja me COVID-19 në pothuajse katër muaj. Gjatë 24 orëve në vend janë regjistruar 2,034 raste të reja të koronavirusit, duke e çuar totalin e vendit në mbi 232,000 që nga fillimi i pandemisë, raportoi Instituti Robert Koch i vendit (RKI).

Po ashtu në 24 orët e fundit shtatë persona humbën jetën, duke e çuar numrin e vdek jeve në 9.267. Rastet e koronavirusit në Gjermani janë në rritje që nga fundi i korrikut. Shtimi i rasteve në vend është nxitur kryesisht nga kthimi i udhëtarëve nga jashtë.

Aktualisht ka dhjetëra vende që konsiderohen si “zona me rrezik të lartë” nga Gjermania. Udhëtarët që kthehen nga vende të tilla, si Belgjika, Kroacia, Bullgaria, Rumania dhe Spanja, si dhe tërë SHBA dhe Rusia, duhet të izolohen për 14 ditë pas mbërritjes.