Ermal Fejzullahu feston sot ditëlindjen! Këngëtari i njohur shqiptar ka marrë urime pafund nga ndjekësit e tij dhe miqtë në Instagram, aty ku ka publikuar gjithë dedikimet e përzemërta të tyre. Por më i veçantë është urimi i bashkëshortes Ariana Fejzullahu, e cila ka publikuar një foto të ëmbël me Ermalin ndërsa shkruan:

“Gëzuar ditëlindjen zemra ime, edhe 100, shëndet të plotë!”

I veçantë ishte edhe urimi i nënës së Ermalit, Nerës, e cila shkruan: “Urime jeta ime edhe 100 vite të lumtura”!

Vetë këngëtari ka publikuar një foto të tortës së ditëlindjes ndërsa shkruan: “32, u plakëm!” Ende nuk kemi detaje nga festa që iu organizua, por presim foto të surprizës me padurim!