Gjenden në shkelje të zbatimit të masave kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, gjobiten dy biznese në Durrës. Ndëshkohen me masë administrative 1.000.000 lekë dy subjekte në Durrës konkretisht pronari dhe administratori i tyre, pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme për monitorimin e zbatimit të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Për të dy subjektet, shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë.