Nuk e dimë në duhet ta klasifikojmë te lajmet e mira apo tek ato jo të mira, por teoria e fundit që po qarkullon në rrjet është se Loredana është fejuar.

Shkaku? Kjo unazë në gishtin e reperes.

Autorja e hitit “Ancht” ka publikuar ditën e sotme një video në Instastory, ku bie në sy kjo unazë në gishtin e fejesës dhe kaq ka mjaftuar që fansat të aludojnë se ajo mund të jetë fejuar. Unaza duket tipike fejese, me një gur të bardhë dhe nuk ia kemi parë më herët reperes, madje në foton e fundit nuk mban asnjë aksesor në dorën e majtë.

Por cilat janë mundësitë?

Së pari, kjo mund të jetë një mënyrë sa për të marrë vëmendje mediatike, pasi skupe të tilla ndodhin pafund në botën e showbiz-it. Edhe në video reperja duket qartazi se nuk po bënë ndonjë veprim kuptimplotë dhe ka shumë gjasa që unaza mos të jetë shfaqur nga hiçi në Instagramin e saj.

Opsioni i dytë lidhet me një fejesë të mundshme me KMN Zunën, me të cilin ka kohë që përflitet se ndodhet në një lidhje. Ata nuk e kanë pranuar asnjëherë publikisht që janë në një marrëdhënie, por provat flasin të kundërtën. Dyshja është bashkë thuajse kudo, në shtëpi, studio, udhëtime…Më herët një video e publikuar në rrjet tregon se si Loredana dhe Zuna kalojnë disa çaste romantike në avion.

Së treti është një opsion më pak i besueshëm se dy të parët. Reperja dhe Zuna mund të mos kenë asgjë mes tyre dhe një person tjetër i ka vjedhur zemrën asaj. Larg vëmendjes mediatike, ata mund të jenë fejuar, por publikisht Loredana nuk është përfolur për asnjë romancë tjetër përveç Zunës.(pas ndrarjes nga Mozzik)

Epo mbetemi në pritje. Ju çfarë opsioni besoni? Të parin?