Në vendin tonë pritet një mot i kthjellët me temperatura të larta i alternuar me vranësira. Në zonat malore vranësirat do të jenë më të denduar duke mos përjashtuar mundësinë për reshje në intervale të shkurta kohore.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 20º në 31ºC, në zonat e ulëta nga 25ºC në 38ºC dhe në zonat bregdetare nga 27°C në 39ºC. Era do të fryejë në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 2-3 ballë.

Në Kosovë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira. Sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 19ºC deri në 32ºC dhe në zonat e ulëta nga 24ºC në 33ºC.