Antonio Conte është rrugës për t’u larguar nga Interi, pas humbjes në finale të Europa League nga Sevilla. Sipas Sky Sport Italia, vendin e Contes te Interi pritet ta ish trajneri i Milanit dhe Juventusit, Max Allegri.

Pas ndeshjes Conte reagoi keq dhe haptazi falënderoi klubin për mundësinë që i ka dhënë të jetë trajner i Interit, duke dhënë sinjale se ishte sezoni i parë dhe i vetëm në stolin e zikaltërve. Duket se rrugës e Contes me Interin po ndahen dhe i gatshëm është duke pritur Allegri që do të pranonte me kënaqësi ofertën e Interit.