Bashkia e Tiranës ka nisur montimin e semaforëve të rinj LED përgjatë Unazës së Vogël dhe në rrugën e Kavajës.

Me këtë tipologji semaforësh rritet siguria e këmbësorëve dhe lëvizshmëria korrekte e mjeteve.

Si drejtuesit e mjeteve, ashtu edhe këmbësorët do ta kenë më të thjeshtë të shquajne semaforët në largësi.

Gjithashtu, është punuar për vijëzimet e bardha, të cilat pritet të sjellin një ndërgjegjësim edhe më të madh tek qytetarët për respektimin e sinjalistikës rrugore që rrjedhimisht do të thotë kujdesje për sigurinë në rrugë dhe për t’i mbrojtur ata nga akisidentet.