Messi ka kërkuar një takim me bordin për largimin e tij, por Barça ju përgjigjë: ose rinovo ose nuk kemi për çka të bisedojmë Leo Messi ka ndryshuar strategjinë e tij në kërkim të largimit nga Barça pas burofaksit të së martës, ku tani ka kërkuar takim me klubin e Barçës për të gjetur një zgjidhe, shkruan El Periodico. Ideja e tij ende mbetet që të largohet. Mësohet se Barcelona i ka thënë atij që s’mund të largohet pa para, por jo edhe të paguhet klauzola e pamundshme 700 milionë euro për të. Mirëpo tani Barça nuk do të ndërrojë qëndrim dhe do të vazhdojë të rezistojë në pozitat e saj. “Ose rinovo ose nuk kemi asgjë për të negociuar”, thuhet që t’i kenë thënë ata Messi. Kjo është e tëra, Bartomeu dhe bordi i drejtorëve vazhdojnë të deklarojnë që Messi është i pashitshëm dhe ata nuk do të negociojnë me asnjë klub për ta shitur lojtarin argjentinas.

Vetëm nëse një klub paguan 700 milionë euro klauzolë ndryshe Messi vazhdon me Barçën. Ky mbetet pozita e drejtuesve nga Camp Nou tri ditë pasi që Messi lansoi “bombën” duke kërkuar lirimin e tij nga klubi me anë të një burofaksi. Pozicionet e palëve, megjithatë, janë tepër të thella dhe të dallueshme që të gjendet një zgjidhje afatshkurtër. Barça do të përpiqet ta bind Messi të qëndrojë në klub, derisa argjentinasi nuk ka ndërruar mendje gjatë këtyre ditëve dhe ende mendon se cikli i tij me Barçën ka marrë fund.

Të dielën Messi do të takohet me shokët e tij kurse të hënën do të kryejë testet mjekësore derisa pritet që të stërvitet me Ronald Koeman në stërvitjet e para për sezonin e ri. Këto janë lajmet për sot derisa argjentinasi vazhdon të jetë i qetë në këtë luftë të ftohtë që po zhvillohet mes tij dhe Bartomeut. Kjo për shkak se dy protagonistët më të mëdhenj të këtij tregimi nuk po flasin për media…