Avokati i Ylli Ndroqit, në një prononcim për mediat paraditen e sotme, pasi Gjykata e Posaçme e Apelit ka shtyrë për nesër vendimin në lidhje me seku estron e pasurive të klientit të tij, ka pranuar publikisht një të vërtetë, të mohuar deri tani prej tyre.
Avokati Alban Qafa ka pranuar publikisht sot se ndaj Ylli Ndroqit (Xhemail Pasmaçiut) ka pasur një urdhërar rest në Itali në vitin 2006, gjë e cila nga vetë Ylli Ndroqi deri tani është mohuar.

Shtyhet vendimi i Apelit për sekuestron e pronave të Ylli Ndroqit/ Çfarë thotë avokati. “Vendimi i masës së arr estit është lëshuar në Milano në 2006, është shfuqizuar në vitin 2010. Me një vendim të shfuqizuar në 2010 se si mund të arre stohet një person në 2015, vetëm ata që e kanë shkruar mund ta dinë.”-tha sot avokati Alban Qafa. Pra, ai vetë publikisht ka pranuar dosjen e Italisë dhe urdhër-arre stin e lëshuar në Milano.

Nga ana tjetër avokati nuk tha asnjë fjalë për dosjen në Turqi, e cila është fillesa dhe është shkruar nga gazeta turke Hurriyet.(Lexo këtu). Ky është një fakt publik, të cilin e nxori edhe SPAK, ndërsa Ndroqi ka 10 vjet që e mohon hetimin dhe arre stimin në Turqi. Në fillim nuk pranoi ndryshimin e emrit, pastaj nuk pranoi dosjen e Italisë dhe Turqisë, por vetë avokati sot e pranoi publikisht se ka pasur një urdhër-arr est në Itali.

Pra është ndjekur nga policia, është hetuar dhe ekziston operacioni Bakllavaja. Pastaj rrë zimi i urdhërar restit, është arre stuar apo jo, apo i ka shpëtuar me procedurë, kjo është gjë tjetër. Por, fakti është se avokati pranoi urdhërar estin dhe tani nuk ka ngelur gjë tjetër veçse të pranojë edhe se është trafi kanti i dro gës Xhemail Pasmaciu, i arre stuar në Turqi. Dhe kjo do të ishte më e ndershme sesa “loja me ekuacione” që po tenton të bëjë.

Fakti është një dhe vetëm një, sot avokati ka pranuar publikisht se ndaj tij ka pasur një urdhërar rest në Itali në 2005. Ndërkohë që deri dje nuk pranonin asgjë, as që ky ishte Xhemail Pasmaciu, as që ishte hetuar për drogë në Itali, asgjë. Por, avokati ka pranuar publikisht se dosja në Itali ekziston, por se kanë rënë afatet ligjore apo spektaklet që ka bërë Engjëll Agaçi, këto janë çështje e drejtësisë.