Tani që kurba e e rasteve të reja të identifikuar pozitiv me infeksionin e koronavirusit është rikthyer në rritje, studiuesit po e kthejnë vëmendjen e tyre në veçanti te rastet asimptomatike, pasi që, megjithëse është rritur numri i të infektuarve, shumë prej tyre nuk manifestojnë efektet e sëmundjes së re që prej dhjetorit ka nënshtruar botën.

Një teori e përhapur shumë orëve të fundit është se të ashtuquajturat raste asimptomatike mund të jenë njerëz që në të kaluarën kanë rënë në kontakt me një patogjen të ngjashëm me Covid-19 dhe, falë kësaj, kanë zhvilluar një lloj imuniteti. Prandaj, disa mjekë dhe shkencëtarë besojnë se asimptomatikët mund të jenë çelësi për të luftuar Covid. Një rast i denjë mbështëtës i kësaj teorie të re dhe që ia vlen për tu përmendur është raportuar nga gazeta italiane “Corriere della Sera”, e cila citon një artikull të “Washington Post”. Sipas raporteve të gazetës amerikane, në disa burgje amerikane (Arkansas, Virginia, Ohio dhe Karolina e Veriut) mbi 3 mijë të burgosur janë testuar pozitiv për Covid dhe 96% e tyre janë asimptomatikë. Sipas Dr Monica Gandhi, profesore e sëmundjeve infektive në Universitetin e San Francisko në SHBA, fakti që ka shumë njerëz pa simptoma nuk duhet të shihet si problem.

Duke studiuar të dhënat e mbledhura nga Qendra Atlantike për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Gandhi zbuloi se 40% e pozitivëve në shtetet amerikane të e lartpërmendura, nuk kanë simptoma të sëmundjes, si pasojë, mbase, e përdorimit të maskave, por jo vetëm pasi edhe gjenetika ka luajtur rolin e saj por qe ende mbi të nuk është zbuluar akoma shumë. Megjithatë, gjithnjë e më tepër po përparon hipoteza se një pjesë e popullsisë ka kontraktuar më parë me një virus të ngjashëm me Covid-19 dhe prej asaj kohe ka zhvilluar antitrupa, pra një lloj imuniteti të caktuar. Sipas studiuesve, qenia njerëzore ka një mekanizëm të shkëlqyer mbrojtës: sistemin imunitar. Limfocitet T, të njohura edhe si qeliza të kujtesës, janë në gjendje të njohin patogjenët e hasur në të kaluarën. Ato qarkullojnë vazhdimisht në gjakun tonë për të garantuar mbrojtje të menjëhershme dhe efektive.

Vaksinimet e kryera në fëmijëri gjithashtu mund të kontribuojnë në një lloj mbrojtje të caktuar, pikërisht sepse ato stimulojnë prodhimin e qelizave të kujtesës (Limfocitet T). Emblematik është shembulli i fëmijëve, të cilët pavarësisht se kanë në lar ing do za më të larta të virusit Covid-19, vështirë se zhvillojnë sëmundjen. “Ne jemi në pritje të konfirmimit te studimit, por është e mundur që ky të jetë rasti i artë dhe do të ishte vërtet një lajm i mirë”, – deklaroi kryeimunologu amerikan Anthony Fauci.