Ambasadori i Shqipërisë në Kinë Selim Belortaja ka publikuar në profilin e tij një foto me ish-ambasadorë të Kinës në Tiranë dhe me profesor Zheng Enbo. Belortaja shkruan se të gjithë kanë kaluar vitet më të mira të moshës së tyre në Tiranë, teksa ka shtuar se të gjithë janë shqipfolës të shkëlqyer. “Kjo foto më nxit një koment njerëzor, ..jashtë Dosjes Politike. Të gjithë kanë kaluar vitet më të mira të moshës ne Tiranë. Të gjithë shqipfolës të shkëlqyer. Njohës e transmetues të vlerave tona.

Të gjithë te dashuruar e të përmallur me Shqipërinë..Me ish-ambasadore te Kinës ne Tirane dhe me të madhin Zheng Enbo që Naimin, Çajupin, De Radën e deri Dritëroin, Ismailin e Xhevair Spahiun i njeh ..pak më mirë nga unë,” shkruan Belortaja në postimin e tij. Kujtojmë që profesor Zheng Enbo është dekoruar nga presidenti Ilir Meta me titullin “Naim Frashër”. Meta e dekoroi Enbon në shenjë vlerësimi për veprimtarinë si albanolog kinez, i përkushtuar ndaj trashigimisë shpirtërore të popullit shqiptar.