Koronavirusi vazhdon që të përhapet në Shqipëri, duke infektuar shumë shqiptarë me Covid-19, teksa ditën e sotme janë konfirmuar 136 raste të reja. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se midis tyre, 8 persona janë infektuar me Covid-19 në Patos.

Nga raportimet në media ata janë infektuar, pasi ishin në një dasmë në Zharrëzh. Zhvillimi i dasmeve këtë periudhë ka qenë problematike edhe pse janë të ndaluara. Shpesh herë pronarët e lokaleve kanë marrë gjoba të majme, kur nuk kanë respektuar masat ndaj virusit.